Nga Erhan Turbedar

Shpeshherë në vendet e Ballkanit, më shumë se për të drejtat individuale, me shprehjet nacionaliste, bëhet politikë mbi të drejtat kolektive. Për sa i përket aspektit të unitetit të njerëzve, nacionalizmi, mund të luaj një rol pozitiv në shoqëri. Por në vendet e Ballkanit ku ekzistojnë grupe të ndryshme etnike, nacionalizmi kthehet në element përçarës dhe tjetërsues.

Shoqëritë shumë etnike, në disa situata mund të nxisin tolerancën, bashkëpunimin, dhe konsensusin. Por për arritjen e një atmosfere të tillë, asnjë grup etnik nuk duhet të monopolizohet në një fuqi politike dhe nuk duhet të krijojnë një superioritet ndaj grupeve të tjera. Kryesisht, arsyeja e shpërbërjes së Jugosllavisë së Tito-s, ishte krijimi i superioritetit të një populli mbi popujt e tjerë.

Pa pasur një kulturë politike, që ndër vlerat themelore mban tolerancën, bashkëpunimin dhe konsensusin, në një vend nuk është e lehtë të zhvillosh institucione demokratike. Marrëveshja e Paqes së Dejtonit në Bosnje-Hercegovinë, Plani i Marti Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës si dhe Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni, lanë një themel të rëndësishëm për institucionet demokratike. Por me këtë infrastrukturë institucionale, duhet të jetë edhe një harmoni me kulturën politike. Kurse në Ballkanin Perëndimor, duke u bërë diferencimi “ne” dhe “ata”, kur kërkohen votat, kjo nuk bëhet për të tërë popullin. Pasi duke ju referuar vetëm shoqërive në të cilat bëjnë pjesë, ata homogjenizohen ndaj të tjerëve dhe i “tjetërsojnë” ata. Në ambiente të tilla, institucionet demokratike nuk mund të funksionojnë ashtu siç duhet.

Ballkani, për tu përmirësuar nga eksperiencat e hidhura të vitit 1990, do të ketë nevojë edhe për më shumë kohë. Por përsëri nuk është e nevojshme që të pritet për të zhvilluar kulturën e një politike bashkuese dhe gjithëpërfshirëse. Politikanët ballkanas pasi të shfaqin një vullnet politik, me kalimin e kohës i jepet fund edhe përpjekjes që bën legjitime të drejtën themelore etnike. Por për fat të keq, një pjesë e politikanëve liderë në Ballkan, bëjnë të kundërtën e kësaj dhe nuk përpiqen që të harrohen dhimbjet e përjetuara gjatë viteve 1990. Për këtë arsye, në vendet e Ballkanit, vazhdon të mbizotërojë presioni retorik nacionalist dhe vazhdon të ‘ushqehet’ përçarja etnike. Pasi fushata të ndryshme zgjedhore, kanë treguar se disa politikanë të Ballkanit Perëndimor përfitojnë nga këto përçarje.

Nga ana tjetër, shumica e burimeve mediatike janë simpatizantë të një partie politike të caktuar dhe bëjnë propagandë në dobi të asaj partie që preferojnë. Veçanërisht burimet e medias së shkruar, japin një kontribut të madh për vazhdimësinë e dyshimeve në marrëdhëniet etnike. Kjo është edhe arsyeja, që ndërmjet shteteve të krijuara pas shpërbërjes së Jugosllavisë së Titos, në ditët tona nuk ka marrëdhënie të mira për tu lavdëruar.

Për shkak të të gjitha këtyre, është shpresëdhënëse që vendet e Ballkanit Perëndimor, kohët e fundit, mundohen të përforcojnë marrëdhëniet institucionale me Bashkimin Evropian. Zhvillimi i bashkëpunimit më të mirë ndërmjet këtyre vendeve mes vetes, gjallërimi i miqësive të vërteta ndërmjet njerëzve dhe mbetja e kufijve në një rëndësi simbolike, do të mund të arrihet vetëm pasi të gjithë popujt e Ballkanit të takohen në Parlamentin Evropian.

Që në fillim, BE-ja ka ndihmuar Ballkanin për reformën e shtetit dhe ekonomisë, përmirësimin e cilësisë së demokracisë, dhe rritjen e produktivitetit të institucioneve publike. Në vitet 1990, shumica e misioneve ndërkombëtare policore dhe ushtarake me detyrë në Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë sipërmorën edhe detyra të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, edhe sot e kësaj dite merr përsipër role ndikuese për zgjidhjen e problemeve në rajon. Për shembull, Unioni vazhdon të normalizojë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë së BE-së nuk është aq e zhvilluar sa të eliminojë burimet themelore të tensionit në Ballkan. Veçanërisht kriza e emigrantëve, tregoi edhe një herë se 28 vendet e Bashkimit Evropian e kanë të vështirë të kthehen në një zë të vetëm.

Bashkimi Evropian për shkak të problemeve me të cilat ka mbetur ballë për ballë kohët e fundit ka lënë mënjanë listën e mbështetjes së politikës së zgjerimit. Edhe mbështetja e qytetarëve të Unionit ndaj zgjerimit të ri, sa vjen edhe po bie. Por prapë se prapë, si do që të jenë zhvillimet në Bruksel, vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të vazhdojnë me patjetër reformat e BE-së.

Në rrugën drejt Bashkimit Evropian, vendet e hapësirës gjeografike të Ballkanit Perëndimorë, duhet të krijojnë një panoramë të re në lidhje me vendet e tyre. Ballkani duhet të përmirësojë imazhin dhe duhet të sigurojë që mos njihet si një rajon i destabilizuar, por si një rajon që lufton kundër korrupsionit, përforcon institucionet shtetërore, përpiqet të tërheqë investimet e huaja dhe interesohet për kushtet e jetesës së nënshtetasve të saj.

Kurse për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Union, vendet e rajonit në fjalë, për sa i përket shtetit ligjor, zhvillimit të kapacitetit të qeverisjes dhe administrimit ekonomik, duhet të hedhin hapa më të vendosura edhe në nivel kombëtar por edhe në nivel ndërkombëtar. Pasi të kenë bërë këtë, liderët e BE-së, do të sigurojnë më lehtë mbështetjen e duhur nga nënshtetasit e tyre me qëllim që të mund të hapin dyert e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Shkurtimisht, vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të kontribuojnë për të treguar se nuk janë pjesë e problemit të zgjerimit të BE-së por janë pjesë e zgjidhjes së tij. Vetëm Ballkani i anëtarësuar në Bashkimin Evropian mund të jetë i zhveshur nga problemet në një mënyrë më të qëndrueshme./ trt

26