Ahed Temimi falënderon Turqinë dhe popullin turk

17-vjeçarja Ahed Temimi, një prej simboleve të rezistencës së Palestinës kundër pushtimit izraelit, falënderoi Turqinë.

Në një prononcim të bërë për median turke ajo tha se përgjatë 8 muajve, që qëndroi në burg u ofendua dhe u mor në pyetje vazhdimisht.

Temimi bëri të ditur se kur u la e lirë një prej të parëve që i telefonoi asaj ishte Presidenti, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Temimi në vitin 2012, kur shtrëngoi grushtin dhe sfidoi ushtarin izraelit ishte vetëm 11 vjeç. Ajo qëndroi përballë ushtarëve kur ata kërkonin të arrestonin nënën e saj. Pas tre vjetësh, kur ishte 14 vjeç ajo u filmua duke kafshuar me tërë fuqinë krahun e ushtarit që nuk lëshonte të lirë vëllain e saj. Vajza e guximshme e fshatit Nebi Salih në Bregun Perëndimor, Ahed Temimi, vitin e kaluar, me arsyetimin se kishte goditur me shuplakë një ushtar izraelit, u mor nga shtëpia e saj dhe u mbajt e burgosur për 8 muaj në një burg ushtarak.

Kur ajo u la e lirë Presidenti, Rexhep Tajip Erdoan ishte një prej të parëve që i telefonoi asaj.

“U lumturova shumë kur më telefonoi presidenti Erdoan dhe e falënderova atë” tha Temimi dhe vazhdoi duke dhënë një mesazh për popullin turk: “Unë i dua shumë turqit. Ne e dimë që ata janë gjithmonë pranë nesh. Unë i falënderoj të gjithë dhe kërkoj që të na mbështesin edhe më shumë për një Palestinë të lirë. Unë u lumtura shumë kur para ca vitesh më dhanë çmim. Sado që ti falënderoj nuk është e mjaftueshme” tha Ahed Temimi.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne