Policia e Kenias ka njoftuar se 50 njerëz e kanë humbur jetën kur një autobus doli nga rruga dhe ra në një humnerë në qytetin perëndimor të vendit, Kericho.

Francis Munyambu, kryeshefi i policisë në provincën “Lugina e çarjes së madhe”, tha se të mbijetuarit e autobusit, të linjës Nairobi-Kakamenga, janë shtruar në spitalet lokale. Aksidenti ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas të dhënave statistikore të Qeverisë së Kenias, çdo vit në aksidente trafiku jetën e humbin rreth 3.000 njerëz.

Burimi: AA

5