Aktivitete të dendura të institucioneve turke në Mal të Zi

Ambasada e Republikës së Turqisë në Mal të Zi, TIKA dhe Instituti “Yunus Emre” në Podgoricë kanë paralajmëruar aktivitete të ndryshme gjatë stinës së verë. Pikërisht këto ditë TIKA në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Malit të Zi organizoi seminarin edukativ në temën “Teknikat e hetimeve për krimet e trafikimit të qenieve njerëzore”. Për këtë seminar u tregua interesim i madh i të dyja palëve, ndërkohë që ai u përcoll nga 18 vijues të shërbimeve të ndryshme policore.

Me një film dokumentar kujtohet mjeku i parë mysliman në Mal të Zi

Ambasada e Turqisë në Podgoricë ka paralajmëruar shfaqjen e një filmi dokumentar dedikuar mjekut të parë mysliman në Mal të Zi, Sadik Striniç, i diplomuar në Stamboll. Dr. Striniçi ishte personalitet i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në avancimin e mjekësisë në Mal të Zi në vitet 1900 të shekullit të kaluar. Ai është diplomuar për mjekësi në Stamboll, ndërkaq në Mal të Zi thuhet se ka shërbyer si mjek personal i Mbretit Nikolla. I njëjti, në vitin 1916 është shpërngulur në Shkodër dhe ka shërbyet atje në avancimin e fushës së mjekësisë, ku emri i tij është shënuar me shkronja floriri./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne