Aktori Sean Penn në Stamboll për dokumentarin “Khashoggi”

Aktori i njohur i kinemasë, Sean Penn, për të cilin thuhet se do të përgatisë një dokumentar për vrasjen Khashoggi, ka bërë xhirime para Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, brenda të cilës është kryer edhe vrasja.

Para godinës së konsullatës aktori i mirënjohur, Sean Penn shkoi me një ekip prej 10 vetësh, bashkë me rojet e tij.

Sean Penn bëri xhirime për pak çaste prapa brezit të sigurisë të policisë, pastaj kaloi tek rezidenca e Konsullit.

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi në 2 tetor ishte vrarë egërsisht brenda Konsullatës së vendit të tij në Stamboll, kur ai kishte shkuar për të kryer veprime konsullore të nevojshme për lidhje martese./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne