Siç informojnë së fundi mediat, qeveria ka përgatitur e çuar në parlament një projektligj që parashikon përparësi në pajisje me banesa sociale të “komuniteteve të diskriminuara” a të individëve që kanë pësuar fatkeqësi të caktuara.
Mes të tjerëve, projektligji parashikon përparësi në strehim edhe për të ashtuquajturin komunitet LGBT. Për t’u identifikuar si anëtar i këtij “komuniteti”, do të mjaftojnë vetëdeklarimet apo anëtarisimi nëpër shoqata homoseksualësh.
E ndërsa absurditeti i kësaj nisme i kapërcen edhe kufijtë më të skajshëm të asaj çfarë sot përbëjnë “progresivizmi” dhe “liberalizmi i majtë”, ne i kërkojmë opozitës në tërësi dhe opozitës së djathtë në veçanti që të shprehet me votë të qartë e unanime në seancën plenare kundër këtij projektligji.
Çdo qëndrim tjetër, miratues apo abstenues qoftë, është i dënueshëm e i papranueshëm dhe nënkupton jo vetëm talljen më cinike me vlerat e familjes e të kombit, por edhe hapjen e një dritareje të re për shpërdorimin më të turpshëm të taksave të qytetarëve të vendit tonë.
Paralajmërojmë, po kështu, në mënyrë të veçantë pjesën e vlerësuar si të djathtë të opozitës, se qëndrimet e pakujdesshme në këtë drejtim do të kenë kosto të konsiderueshme elektorale për ta.
Albanian National Family Alliance: MBI LIGJIN PËR STREHIMIN SOCIAL
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
ÇFARE NENKUPTON TERMI “FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA”..
April 24, 2024
Iran: Epoka e ndryshimit ka filluar
April 23, 2024
SI IU HOQ NENSHTETESIA ÇAMEVE- KOMUNIZMI!!
April 22, 2024