Ambasada e Turqisë: Transformimi i FSK-së në ushtri, e drejtë sovrane e Republikës së Kosovës

Ambasada e Turqisë në Prishtinë, përmes një postimi në faqen zyrtare ka deklaruar se Turqia, transformimin e FSK-së në Ushtri e konsideron si një e drejtë sovrane, përcjell Gazeta e Re.

Ja deklarata e plotë e Ambasadës turke:

“Deklarata e Ambasadës së Turqisë në Prishtinë në lidhje me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri:

Turqia si një shtet ballkanik, anëtarë i NATO-së, kontribuues në KFOR dhe në Forcat e Sigurisë së Kosovës, pranimin e ligjeve që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri, e konsideron si një e drejtë sovrane të Republikës së Kosovës. Turqia e përshëndet deklaratat e autoriteteve kosovar se transformimi e cila pritet të merr disa vite do të zhvillohet brenda kornizave kushtetuese, në mënyrë demokratike duke përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës dhe në koordinim me NATO-n duke kontribuuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitet në rajon. Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit në rajon, do të vazhdoj mbështetjen e saj për vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne