Ambasadës turke në Moskë i dërgohet një zarf me pluhur të dyshimtë

Ambasadës së Turqisë në Moskë i është dërguar një zarf me përmbajtje të një pluhuri të bardhë të panjohur.

Sipas përcaktimeve të para nuk është hasur në ndonjë materie të dëmshme brenda zarfit.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Policisë së Moskës thuhet se ambasadave të disa vendeve në Moskë u është dërguar nga një zarf me përmbajtje të pluhurit të bardhë.

Ditëve të fundit zarfet me pluhur u janë dërguar disa personave përfshirë edhe bashkëshorten e të birit të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, zyrën e ish-Presidentit të ShBA-së, Barack Obama dhe Parlamentit të Anglisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne