Amerika vendos sisteme anti-raketore në veri të Sirisë

Amerika po vendos sisteme radarësh dhe sisteme anti-raketore në veri të Sirisë.

Agjencia Rusia Today njofton se Pentagoni po përgatitet për të vendosur sisteme mbrojtëse anti-raketore në disa prej qyteteve veriore të Sirisë. Sipas vendimi Amerika do të dislokojë 2 sisteme të rinj radarësh në qytetet Ein Arab, Tel Bidar dhe Sarin në veri të Sirisë, si dhe 12 sisteme radarësh të lëvizshëm. Përveç kësaj Amerika synon të dislokojë sisteme anti-raketore që kanë për qëllim krijimin e trazirave në rajon. Sisteme të tilla do të vendosen edhe në qytetet Hesake dhe Ramilan. Amerika po mundohet të krijojë një hapësirë ndalim-fluturimi në veri të Sirisë, zona që kontrollohen nga forcat demokratike kurde. Mesa duket Amerika synon të forcojë pozitën e saj në Siri dhe të grupit PKK./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne