Amnesty International kërkon lirimin e vajzës palestineze Ahad Tamimi

Organizata Amnesty International ka kërkuar lirimin e vajzës së re palestineze Ahad Tamimi që mbahet e arrestuar nga regjimi sionist.

Në deklaratën e lëshuar nga kjo organizatë thuhet se Ahad Tamimi së bashku me familjen e saj ka bërë qëndresë heroike përballë pushtuesve izraelitë.  Reagimi i organizatës Amnesti International ka ardhur pasi gjykata e regjimit sionist ka shtyrë afatin e arrestimit të Ahad Tamimi, vajzës heroike të rezistencës palestineze. Gjykata e regjimit sionist ka ngritur 12 akuza ndaj Tamimi dhe ka marrë vendim që deri në seancën e radhës së gjykatës ajo të qëndrojë në burg deri më 6 shkurt. Më 19 dhjetor 2017 forcat sioniste sulmuan shtëpinë e Besam Tamimi dhe arrestuan vajzën e tij. Akuza për të cilën u arrestua vajza ishte se ajo është përpjekur për të dëbuar sionistët nga shtëpia e saj. Shumë organizata ndërkombëtare kanë kritikuar regjimin sionist për arrestimin e kësaj vajze palestineze 16 vjeçe. Vlen të theksohet se sionistët për të realizuar qëllimet e tyre për çdo ditë sulmojnë rajonalet palestineze dhe arrestojnë shumë palestinezë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne