Angelina Jolie udhëton me vajzat e saj drejt Jordanisë vetëm për të takuar refugjatët sirianë

Aktorja e famshme Angelin Jolie e cila thuhet se është bërë muslimane, ka kohë që përkujdeset dhe viziton refugjatët e shpërngulur nga luftrat duke filluar nga Bosnja dhe deri në Siri. Tashmë ajo dhe vajzat e saj kanë ndërmarrë nje udhëtim për në Jordani për një çështje të rëndësishme.

Aktorja 42 vjeçare dhe bijat e saj, 13-vjeçarja Zahara dhe 11 vjeçarja Shiloh janë në këtë vend për të vizituar një kamp me refugjatë sirianë.

Udhëtimi në një kamp refugjatësh është i treti për Shiloh dhe i pari për Zaharan.

“Ndihma nuk është zgjidhje afatgjatë”, theksoi ajo.

Jolie ka luftuar gjithmonë për paqe ne Siri dhe ky udhëtim me të bijat është i pesti në një kamp refugjatësh në Jordani.

Vizitat e saj të mëhershme ishin në shtator të vitit 2012 dhe në qershor të vitit 2013.

Më 2015, ajo shkroi një kolumne në Neë York Time duke bërë thirrje për ndihmë për miliona refugjatë të zhvendosur nga Siria dhe Irani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne