Një tanker (anije transportuese) me flamur të Maltës është përplasur me pallatin historik në brigjet e Bosforit në Stamboll.
Kjo ka bërë që transporti në të dy anët të ndërpritet.
Raportime për viktima eventuale dhe dëme materiale, tani për tani nuk ka, por xhirimet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtim të madh të pallatit historik.
Pallati ndodhet nën urën e Sulltan Mehmetit, raporton Reuters.
Ura lidh pjesën evropiane me atë aziatike të Stambollit.
Pallati Hekimbasi Salih Efendi është ndërtuar në shekullin e 18-të dhe në atë rregullisht mbahet koncerte dhe martesa.