Qe prej disa ditesh Anila Basha dhe portali i saj newsbomb i jane vene kunder me shpifje dhe shantazhe historianit Olsi Jazexhi. Duke nxitur urrejtje kunder tij, Anila Basha fillimisht e akuzoi Olsin se kishte kercenuar Moikom Zeqon. Me pas u zbyth nga kjo shpifje dhe tha qe e ka ofenduar. Me pas i botuan Olsit foto private dhe e akuzuan si cetnik serb. Ndersa sot e kane bere neo-otoman, radikal ekstremist, historian radikal dhe mbeshtetes te ISIS-it. Si pasoje e shpifjeve qe Berat Buzhala ne Gazeten Express dhe Anila Basha ne Newsbomb po bejne, Dr. Olsi Jazexhi ka marre kercenime terroriste me vdekje.

Olsi i eshte pergjigjur shpifjeve te Anila Bashes duke e quajtur ate dhe median e saj vrases mediatik dhe shpifesa. Me poshte eshte reagimi i Olsi Jazexhiut dhe sulmet e medias se Anila Bashes:

“Ja dhe nje status tjeter per Anila Bashen dhe zarin qe i ben lajmet :

1. Anila Basha dhe media e saj ngeli duke shpifur kunder meje. Naten qe bera debatin ne Vizion + genjyet dhe thate qe kercenova Moikom Zeqon. Gazetaret e Vizion + qe u habiten me kete lajm, me treguan te skandalizuar shpifjen tuaj. U mora ne telefon dhe u paralajmerova me gjyq per shpfijen qe po benit – dhe me pas e ndryshuat shpifjen tuaj – e thate qe Olsi ofendoi Zeqon. Nuk permendet asnje fjali sesi Zeqoja me ofendoi i pari, ndersa une vetem iu pergjigja me fakte. Naten e pare u lashe, pse thashe muhabet province! Mbrojne njeri tjetrin.

2. Prej disa ditesh ju te Newsbombit me akuzoni si “anti-shqiptar ekstremist që ka për qëllim (profesion) futjen e përçarjes mes shqiptarëve, duke nisur që ka sulmet ndaj figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu, e deri te sulmet ndaj shqiptarëve me besime të ndryshme fetare”. Pse une jam anti-shqiptar dhe ju jeni pro shqiptar vetem mendjet tuaja te semura dine ta shpjegojne. Une kur merrem me histori nuk ia marr doren as Anila Bashes dhe as gazetarucit qe rri pas newsbombit.

3. Ju me quani neo-otoman dhe ne postime te tjera me quani pro-serb. Vidhni foto te mia private dhe i keqperdorni duke nxiturr urrejtje etnike dhe fetare kunder meje DHE DUKE SHPIFUR. Prej jush kam marre sa e sa kercenime me vdekje ne ditet e fundit. KERCENIMET ME VDEKJE QE PO MARR PREJ SHPIFJEVE TUAJA PO I RUAJ TE GJITHA! Por ju akoma vazhdoni e shpifni kunder meje pa piken e frikes. Jeni bere sikur Berat Buzhalla ne Kosove. A e kuptoni sesa genjeshtare dhe vrases mediatik jeni! Nese si pasoje e urrejtjenxitjes qe ju beni kunder meje, mua me gjen gje, ju do jeni fajtor dhe do mbani pergjegjesi!

4. Ju shpifni per mua e thoni qe jam pro ISIS. Vetem ju dhe Anila Basha dini sesi te sajoni keshtu shpifjesh kunder meje. Une u sfidoj publikisht, ku te doni dhe si te doni qe te provoni shpifjen tuaj qe jam pro ISIS-it.

Nese doni te debatoni me mua per historine, politiken, ISIS-in etj dilni nga kompjuteri ku jeni ulur dhe shpifni. Dilni me emrat tuaj. Dilni ne cfare do studio qe te doni dhe debatojme. Une nuk u kam frike dhe nuk me intimidoni dot me shpifjet qe beni.

Por me keto shpifje dhe nxitje urrejtje qe beni, vetem sa e tregoni veten tuaj qe jeni ordiner dhe jeni bashkefajtor me kercenuesit qe me kercenojne me vrasje dhe akte terroriste ne privat perdite.

Botojeni edhe kete postim te Newsbombit!”

Ja sulmi dhe shpifjet e Anila Bashes dhe medias se saj kunder historianit Olsi Jazexhi:

OLSI JAZEXHI SULMON DREJTOREN E NEWSBOMB.AL, ANTI-2SHQIPTARI KALON ÇDO LIMIT TENTON TË INTIMIDOJË MEDIAN

Publikuar tek: AKTUALITET, më 17:09 21-09-2017

Prej disa ditësh Olsi Jazexhi ka hequr maskën dhe ka dalë hapur si anti-shqiptar ekstremist që ka për qëllim (profesion) futjen e përçarjes mes shqiptarëve, duke nisur që ka sulmet ndaj figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu, e deri te sulmet ndaj shqiptarëve me besime të ndryshme fetare.

Por neo-otomani Jazexhi, në një rast të paprecedent ka sulmuar sot drejtoren e Newsbomb.al, Anila Basha duke e quajtur me origjinë arabe për shkak të mbiemrit, lidhje që vetëm truri i tij i ngushtë mund ta bëjë, e njëkohësisht ai ka tentuar të intimidojë gazetarët e Newsbomb.al si dhe të mediave të tjera si Gazeta Express.

Jazexhiu dje provokoi rëndë një komb të tërë me një foto në monumentin e Gazimestanit në Fushë Kosovë, duke ngritur tre gishtat, simbol i kasapit të Ballkanit, Millosheviç.

Ai madje ka ofenduar dhe sulmuar në televizion historianët e njohur Moikom Zeqo dhe Pëllumb Xhufi. Madje Moikom Zeqo deklaroi hapur se është sulmuar nga Jazexhi dhe mediat e tij ekstremiste.

Por ky radikal ekstremist që do të intimidojë median e lirë, dhe që tallet me figuren e heroit kombëtar, tashmë është kthyer në një rrezik të madh për demokracinë në vend.

Është koha për autoritetet që të merren me këtë njeri që përçon te njerëzit urrejte të dukshme fetare.

Prova për këtë janë jo vetëm emisionet ku ai është shfaqur së fundmi duke sulmuar, ofenduar dhe përhapur përçarje me deklaratat e tij, por prova të panumërta janë edhe dhjetra postimet që ai bën në rrjetet sociale duke shprehur hapur qëllimet e tij anti shqiptare dhe frymën anti perëndimore si dhe mbështetjen ndaj ISIS.”

106