Prokuroria në Riad njoftoi të hënën se do të rekrutojë për herë të parë gratë saudite, pasi Mbretëria synon të promovojë punësimin e grave në zbatim të një plani reformash ekonomike dhe sociale.

“Vende vakante janë në dispozicion për gratë në strukturat e Prokurorisë”, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në një deklaratë të shpërndarë nga Ministria e Informacionit.

Ky njoftim është pjesë e vazhdimit të programit të reformave “Vizion 2030” të Princit të Kurorës, Mohammad bin Salman, që ka si synim që gratë të përbëjnë gati një të tretën e popullsisë aktive, në krahasim me 22% që është aktualiasht.

Shërbimet e emigracionit kanë raportuar së fundmi pranimin e 107.000 kandidaturave për 140 vende vakante të grave në aeroporte dhe posta kufitare.

Vitin e kaluar, Mbreti Salman u mundësoi grave të drejtën për drejtimin e automjetit duke nisur nga muaji qershor, një reformë historike që u dha grave jo vetëm të drejtën e drejtimit të makinës, por gjithashtu shumë më tepër mundësi në tregun e punës. /ATSH

35