Arabia Saudite dhe Izraeli të frikësuar nga kapaciteti i Iranit

Një prej ministrave të kabinetit të regjimit sionist, tha se në kushtet aktuale të rajonit Izraeli dhe Arabia Saudite kanë interesa të përbashkëta.

Yisrael Katz, tha se Izraeli nuk mban ndonjë qëndrim të caktuar mbi mosmarrëveshjet mes Arabisë Saudite dhe Katarit dhe shtoi se për momentin çështja më e rëndësishme është bllokimi i ndërtimit të Iranit që është në interes të përbashkët për Amerikën, Izraelin dhe Arabinë Saudite. Ky anëtar i kabinetit të regjimit sionist, vuri në dukje se këto interesa të përbashkëta ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve të tjera mes tyre Arabinë Saudite. Moshe Jalon, ish ministër i luftës i regjimit ka thënë se vitin e kaluar Arabia Saudite nuk ka ndihmuar Palestinën qoftë edhe me 1 dollarë. Jalon gjithashtu pretendoi se vendet moderatore arabe dhe Izraeli ndodhen në një anije dhe kjo anije nuk druhet nga lufta mes Izraelit dhe Palestinës por ata frikësohen nga Irani./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne