Eksperti saudit i quajtur Nayef Al-Ueka, anëtar i Këshillit të Kolegjit Ushtarak “Mbreti Khalid”, ka pretenduar se: “Irani nuk do të guxojë të rrezikojë duke dërguar raketën Shahab-3 në drejtim të qyteteve të Mbretërisë, pasi ajo vetëm se do të shkaktojë shkatërrimin e tre ose katër shtëpive, sepse Irani e di se Mbretëria posedon raketën DF-3, e cila mund të shkatërrojë gjysmën e Teheranit”.

Ahmed Al-Sharkaui

Faqet e rrjeteve sociale u goditën nga një gjendje gëzimi histerik mes sauditëve pas një interviste televizive, në të cilën “eksperti” saudit i quajtur Nayef Al-Ueka’, anëtar i Këshillit të Kolegjit Ushtarak “Mbreti Khalid”, u shfaq e tha duke pretenduar se: “Irani nuk do të guxojë të rrezikojë duke dërguar raketën Shahab-3 në drejtim të qyteteve të Mbretërisë, pasi ajo vetëm se do të shkaktojë shkatërrimin e tre ose katër shtëpive, sepse Irani e di se Mbretëria posedon raketën DF-3, e cila mund të shkatërrojë gjysmën e Teheranit”.

Kjo deklaratë vjen në mes të polemikave aktuale mbi mundësinë e një lufte në rajon mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, fill pasi Trump riorientoi busullën drejt Iranit duke e konsideruar atë si “sponsor i parë i terrorizmit në botë dhe i paqëndrueshmërisë në rajon” dhe duke orientuar Arabinë Saudite, Izraelin, Turqinë dhe Katarin për të krijuar një aleancë ushtarake, në të cilën do të aderojnë më vonë edhe vende të tjera të tilla si Jordania dhe Egjipti, për t’u përballur me Iranin.

Natyrisht ky njoftim shkaktoi një kënaqësi të madhe në mes të opinionit të magjepsur publik saudit, por në të njëjtën kohë shkaktoi një valë talljeje në Boshtin e Rezistencës, pasi u konsiderua nga disa sajte iraniane si “shakaja e shekullit”.

Unë nuk jam një ekspert ushtarak, por dashuria për dijen dhe preokupimi për informimin më nxiti që të hulumtoj rreth aftësive shkatërruese të kësaj rakete dhe hollësive të saj teknike për t’u siguruar rreth vlefshmërisë së pretendimit të “ekspertit saudit”. Rezultati ishte një surprizë më shumë keqardhëse sesa qesharake. Nuk më mbeti vetëm se të çoj rahmet për Albert Ajnshtainin për kontributin e dhënë për revolucionin shkencor dhe njohurinë njerëzore, i cili, me përulësinë e një gjeniu, i tha botës: “Dy gjërave nuk ua njoh kufijtë: universit dhe budallallëkut njerëzor”.

Prandaj, pasi shfletova faqet e specializuara ushtarake, kam arritur në përfundimet e mëposhtme:

Raketa – për të cilën foli “eksperti saudit” – është një raketë balistike me rreze të mesme veprimi e tipit (DF-3), prodhim kinez dhe hyri në shërbim në vitin 1971. Arabia Saudite e bleu në vitin 1987. Atë e posedon vetëm Kina dhe Arabia Saudite, askush tjetër. Vetëm se Kina i ka nxjerrë këto raketa nga shërbimi dhe disa ekzemplarë i ka vendosur në Muzeun Historik Ushtarak pasi e zëvendësoi atë me raketa të sofistikuara të llojeve DF-41 dhe DF-31A, fill pas shfaqjes së raketave të reja balistike në Rusi dhe Amerikë me karakteristika teknologjike të larta dhe aftësi shkatërruese të mëdha, përveç sistemeve të avancuara kundërpërgjigjëse, të cilat e kthyen raketën DF-3 thjesht në një skrap pa vlerë.

Për referencë, madje edhe Amerika – fuqia e madhe në botë – sot ka mbetur prapa në fushën e raketave tokësore strategjike. Ajo posedon vetëm një specie prej tyre të quajtur Minuteman, aftësitë e të cilit konsiderohen të kufizuara dhe të tejkaluara në krahasim me raketat balistike të Rusisë, prej të cilave Moska posedon 7 varietete të avancuara.

Si rrjedhojë, raketa për të cilën flet “eksperti saudit”, nuk është as strategjike e as ndërkontinentale, por sipas nivelit të prapambetjes mendore të “ekspertëve të (dinastisë) Al Saud”, ajo konsiderohet strategjike par excellence. Kjo, sepse ajo që kërkon regjimi saudit në transaksionet e mëdha të armatimit, siç dihet, nuk është potenciali por përqindja e komisionit edhe nëse arma është skrap. E rëndësishme është bindja e opinionit të brendshëm publik se Mbretërisë i kërcënohet siguria dhe stabiliteti dhe i lakmohen begatitë, prandaj ajo shpenzon qindra miliarda dollarë për sigurinë e popullit të saj. Propaganda të tilla lënë efekt hashashi në mendjen e beduinit prapanik që ende jeton me kujtimet e heroizmave të poetëve të epokës së injorancës.

Informacionet e sakta teknike thonë se shpejtësia e raketave DF-3 shkon mes 5 dhe 10 Mach në varësi të versionit dhe se e ka të pamundur arritjen e objektivit në prani të sistemit të tmerrshëm rus S-300, versioni i sofistikuar i të cilit është në pronësi të Iranit, përveç sistemeve kineze tokë-ajër dhe sistemeve të tjera të zhvilluara në vend. Sistemi S 300 – i vetëm – është i aftë t’i rrëzojë lehtësisht këto raketa të vjetra sapo të nisen, madje edhe t’i shpërthejë e rrëzojë ato në fazat e fundit, sepse sistemi S-300 është projektuar kryesisht kundër raketave të sofistikuara balistike të tipit V4, dhe për këtë arsye, ajo është e aftë të merret me të gjitha llojet e avionëve (F-15, F-16, MIG-29 etj…), madje të rrëzojë edhe xhevahirin e industrisë moderne amerikane, avionin F-35, ekzemplarë të të cilit Uashingtoni i ka dorëzuar Tel Avivit, me të cilin Izraeli mburret dhe i cili vazhdon të vuajë nga probleme dhe vështirësi të shumta teknike, për të mos përmendur koston imagjinare.

“Eksperti” i lartpërmendur saudit ka thënë se vendi i tij posedon edhe një numër të madh raketash Cruise që nuk i posedon kush përveç Mbretërisë në rajon, por ai e injoron apo bën sikur e injoron faktin se sistemi i tmerrshëm S-300 mundet lehtësisht t’i rrëzojë këto raketa dhe se ai është në gjendje që të ndjekë 100 objektivë dhe të përballet me 12 objektivë në të njëjtën kohë. Ky sistem ka nevojë vetëm për 5 minuta për t’u përgatitur për gjuajtje dhe raketat e tij nuk kanë nevojë për ndonjë mirëmbajtje gjatë gjithë jetës.

Ndërsa raketa Shahab-3, ose “Meteori Ndriçues”, për të cilën “specialisti” i shurrës së deveve thotë se nuk do të jetë në gjendje që të shkatërrojë vetëm tre ose katër shtëpi, çështja ka të bëjë me një nga raketat më të rrezikshme që ka Irani. Ajo ka një kapacitet shkatërrues nëpërmjet kokës (mbushjes) që mbart 1000 kg dhe të distancës prej 2.000 km që përshkon. Funksionon nëpërmjet motorit të gjeneratës së re dhe depozita e saj mbushet me lëndë djegëse të ngurtë, për të siguruar shpejtësinë e nisjes dhe për të shkaktuar paaftësinë për t’u interceptuar (kapur, ndjekur), siç është rasti i depozitave me lëndë djegëse të lëngshme. Irani ka më shumë se 20 platforma të lëvizshme gjuajtjeje të këtij lloji raketash. Gjithashtu, Irani mori nga Rusia dhe Kina një teknologji të re, që e ka ndihmuar atë të zhvillojë raketën Shahab-4, më e rrezikshme dhe më shkatërruese se e para.

Ajo që e dallon këtë lloj rakete është se ajo përdor teknologjinë e rrotullimit të kokës (mbushjes), e cila përbëhet nga një fazë (booster stage); pra, raketa shkëputet në 10 sekonda dhe e përfundon fazën e fluturimit në 110 sekonda. Koka e raketës ndahet dhe shkon drejt objektivit duke përdorur teknologjinë GPS e cila rrit në mënyrë maksimale saktësinë e goditjes. Ekspertët ushtarakë thonë se teknologjia e rrotullimit të mbushjes e rrit maksimalisht saktësinë e goditjes së objektivit dhe e vështirëson shumë procesin e gjurmimit të saj, për të mos thënë se e bën pothuajse të pamundur.

Edhe Izraeli – i cili e braktisi sistemin amerikan “Patriot” për të mbështetur efikasitetin e saj duke e zëvendësuar atë me sistemet Arrow 2, Arrow 3 ose Hetz etj…, – nuk mund të interceptojë raketat balistike iraniane. Ne kemi parë dështimin e tyre në interceptimin e raketave të rezistencës libaneze dhe asaj palestineze në luftërat e kaluara dhe vetë Perëndimi – me objektivitet të plotë – i përshkruan sistemet interceptuese izraelite si të dështuara. E ç’mund të thuhet për Arabinë Saudite, e cila nuk ka sisteme të sofistikuara interceptuese?! Madje edhe Shtetet e Bashkuara gjithmonë i janë shmangur konfrontimit ushtarak me Iranin, nga frika e rrezikut të raketave të tij mbi bazat e saj ushtarake në Gjirin Persik.

Me kaq mjaftohemi t’u përmendim atyre të cilëve i bëjnë marketing iluzionit, se askush nuk e di saktësisht se çfarë aftësish ushtarake të sofistikuara posedon Irani. Por ajo që dinë ekspertët në Perëndim konfirmon se Irani është i aftë që brenda disa minutash ta rikthejë mbretërinë e së keqes dhe terrorizmit në Epokën e Injorancës së parë, siç është konfirmuar edhe nga ish-ministri amerikan i mbrojtjes, z. Powell. Gjithashtu, ai është në gjendje që të fshijë Izraelin nga ekzistenca, fill pas thithjes së goditjes së parë, sipas konfirmimit të raporteve më të fundit ushtarake.

Ai që ka ndonjë dyshim në lidhje me këtë, le ta provojë shansin e tij, nëse është i bindur tek vetja e tij.

⃰ “Panorama al-Sharq al-Awsat”/ PT

805