Arben Çuko dhe ulerima e burgjeve te Shqiperise!

Gazeta Impakt

Arrestimi nga policia e ish-drejtorit te Përgjithshëm te Burgjeve te Shqiperise, Arben Çukos eshte nje lajm i mire ne Shqiperine e mbytur nga korrupsioni, vrasjet, bandat dhe krimi. Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Urdhër arresti nga Gjykata e Krimeve të Rënda u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Çuko është arrestuar, pasi dyshohet se kundrejt lejeve që jepte për të burgosurit merrte para. Sipas informacioneve të para, Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge.

Në njërin prej përgjimeve të anëtarëve të grupit kriminal të trafikut të drogës ka dalë emri i Çukos, që jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave, ndërkohë që ende nuk dihen se kush është përfituesi apo përfituesit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Çuko dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa është kapur nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime.

Ish-deputeti i PS, Çuko u shkarkua nga detyra e drejtori të Burgjeve në datë 3 shtator nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pasi dyshohej se ishte përfshirë në një rast korrupsioni.

Nën drejtimin e Arben Çukos burgjet e Shqipërisë u kthyen në një skëterrë. Drejtorët e burgjeve që Çuko drejtonte në të gjithë vendin, vidhnin dhe vazhdojnë të vjedhin me dy duart fondet që shteti jep për burgjet. Kushtet nëpër burgjet e Shqipërisë janë skëterrë. Ushqimi i burgut është i turpshëm. Të burgosurit mbahen me ushqime nga njerëzit e tyre, pasi drejtorët e burgjeve sikur Çuko me shokë vjedhin fondet që jepen për burgaxhijtë. Fukarejtë shqiptarë që protestojnë kundër kushteve mizerje të burgjeve të Shqipërisë, drejtorët hakmarrës sikur Çuko me shokë i burgosin në izolim dhe i torturojnë me metoda nga më të poshtërat.

Arben Çuko, ish-deputet socialist dhe mik i kryeministrit Edi Rama, tregon fytyrën kriminale dhe banditeske të regjimit të Rilindjes. Kudo dhe nga do në qeverinë shqiptare, në universitete, shkolla, spitale etj militantët që qeveria Rama ka vendosur në detyrë vjedhin, shkelin, zaptojnë, grabisin dhe abuzojnë me pronat publike.

Ajo që ka bërë Arben Çuko, pra marrja e parave për një takim apo leje për të burgosurit, bëhet kudo nëpër universitetet dhe ministritë e Shqipërisë. Në universitetet shqiptare, duke nisur që nga UAMD-ja në Durrës e deri në Elbasan, sundojnë bandat socialiste dhe personat që punësohen, hyjnë aty me klientelizëm dhe rryshfet. Edhe pse shumë qytetarë i hapin gjyqe institucioneve shtetërore, gjykatat e korruptuara nuk mbajnë anën e drejtësisë por të bandës socialiste që është në pushtet.

Arrestimi i Arben Çukos, është një lajm i mirë. Le të shpresojmë që prokuroria shqiptare do nisi të hetojë edhe ministritë, shkollat, policinë dhe universitetet e Shqipërisë dhe zbatoj ligjin edhe në këto institucione. Kryeministri Rama në anën tjetër duhet ti vërë gishtin kokës dhe përmirësojë kushtet e burgjeve të Shqipërisë dhe largojë korrupsionin nga administrata e tij. Kryeministri Rama e njeh mirë krimin në vend. E njeh krimin në burgje, shkolla, spitale, universitete etj. Në portalin Shqipëriaqëduam ai dhe ka marrë me qindra ankime për atë që ndodh në administratën e tij. Megjithatë deri më sot ai qëndron me Arben Çukon dhe krimin i cili e mban në pushtet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne