Arrestohen 18 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat e ushtrisë së regjimit sionist arrestuan të martën 18 palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregun Perëndimor.

Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, regjimi sionist pretendoi se tetë nga 18 palestinezët që u arrestuan, kanë kryer aktivitete kundër ushtrisë dhe kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor. Ndërkohë, dhjetëra kolonë sionistë të mbështetur nga policët izraelitë sulmuan sot përsëri xhaminë Al Aksa dhe kryen ofeza e provokime në oborret dhe objektet e kësaj xhamie . Xhamia Al Aksa prej kohësh është bërë objekt i sulmeve të forcave të sigurisë së regjimit sionist dhe të kolonëve sionistë që përpiqen për të eliminuar identitetin islamik dhe të krishterë të Kodsit dhe për t’a zëvendësuar atë me simbole sioniste./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne