Aktivisti i dalluar i së djathtës ekstreme në Austri, Martin Sellner ka thënë se është nën hetime për dyshimet se ka marrë donacion të mundshëm nga sulmuesi i xhamive në Christchurch të Zelandës së Re.

Sellner, kreu i grupit të bardhë nacionalist të Lëvizjes Identitare të Austrisë, në mediat sociale shkroi se policia kishte bastisur të hënën apartamentin e tij dhe ka sekuestroi pajisjet elektronike.

Ai tha se “donacioni joproporcionalisht i lartë” ka ardhur nga një person i quajtur Tarrant, që është mbiemri i njëjtë me sulmuesin e dyshuar të Christchurch.

Senller theksoi se është nën hetime për shkak se “ka formuar, ose është anëtar i organizatës terroriste”, të cilën e mohoi.

Zëdhënësi i Ministrisë të Brendshme të Austrisë, Christoph Poelzl, sot konfirmoi se agjencia e inteligjencës BVT me kërkesë të Prokurorisë ka bastisur shtëpinë e Sellner në Graz.

16