Pas nje seri shkrimesh qe emigranti Bardhyl Mahmuti ka bere kunder hoxhallareve te Kosoves dhe Maqedonise dhe historianeve shqiptare sikur Dr. Olsi Jazexhi, te cilet mbrojne historine osmane dhe islame te Kosoves, Bashkesia Fetare Islame e Maqedonise ka dale me nje deklarate per shtyp. Ne reagimin e saj BFI e akuzon katundarin e maleve te Tetoves Bardhyl Mahmuti si pjese e sherbimeve serbo-sllave. Me poshte eshte reagimi i BFI-se kunder shpifesit Bardhyl Mahmuti:

Reagim: Bardhyl Mahmuti si pjesë e shërbimeve serbo-sllave


Ia bëjmë me dije mbarë kombit shqiptar se, kohëve të fundit, ka filluar një fushatë antinjerëzore kundër Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit. Fatkeqësisht, kësaj fushate i është bashkangjitur edhe Bardhyl Mahmuti, i cili është pjesë e shërbimeve serbo-sllave.

Ia bëjmë me dije opinionit të gjërë shqiptar se, Reisul Ulema nuk ka kurrfarë memoaresh të tij, kurse ato që po i mvishen se janë të tij, në fakt janë pjellë e atyre që në maj të vitit 2015 tentuan që t’i bëjnë puç Bashkësisë Fetare Islame në RM.
Ndryshe, BFI nuk e ka ndërmend që të merret me Bardhyl Mahmutin, sepse ka shumë projekte të rëndësihme për të realizuar.
Me Bardhyl Mahmutin do të merren organet e drejtësisë!

Shërbimi për informim pranë BFI në RM

98