Belgjika me dorë të hekurt kundra krimit të organizuar shqiptar

nga Gjergji Thanasi.

Belgjika e ka marrë seriozisht luftën kundra krimit të organizuar shqiptar, krim ky që 4-5 vitet e fundit është rritur si të thuash në progresion gjeometrik. Organet ligjzbatuese belge kanë goditur me precedencë bandat kriminale shqiptare, kur ato janë bërë njësh me politikën shqiptare. Tipike janë rastet e dy deputetëve aleatë të Rilindjes (vrasje, prostitucion, drogë dhe 80 kuintalë kanabis) si edhe të një kryebashkiaku rilindas, apo të banditëve me ngjyrë të Shkodrës, që rezultonin të lidhur me një deputet e një ministër rilindas. Belgët për të goditur këto organizata kriminale shqiptare kanë bashkëpunuar edhe me homologët italianë, maqedonas e me raste kanë detyruar edhe policinë shqiptare të mos t’i mbrojë më të tillë delinkuentë.

Rasti më i fundit është dënimi me burgim e gjoba të rënda i bandës së strukturuar kriminale të drejtuar nga Alket Dauti (14 anëtarë). Ky grup i strukturuar kriminal ishte specializuar në dërgimin e klandestinëve nga portet belge për në Angli. Grupi për 1 vit kishte trafikuar drejt Anglisë më së paku 90 persona duke filluar nga foshnje 2 muajshe deri të moshur mbi 60 vjec. Grupi kishte baza në të dy anët e Ngushticës së La Manshit. Pagesa për cdo klandestin shkonte nga 8000 deri në 12 000 stërlina në vartësi të vendit, ku fshihej klandestini (në kabinë apo në karrocerinë e kamionit). Klandestinët detyroheshin të mbanin doreza apo qese plastike në duar, për të mos lënë gjurmë gishtash në kamion.

Gjykata dënoi me 10 vjet burg Alket Dautin me nga 7 vjet burg dy më kryesorët e bandës (Kujdes D. 33 vjec dhe Sabah Z. 34 vjec). Anwtarët e tjerë të bandës përfshirë dhe 3 shoferë kamioni u dënua me nga 8 muaj deri 7 vjet burg. Bandës iu sekuestruan rreth një milion euro dhe iu vendosën gjoba me vlerë të përgjithshme rreth 3 milion euro.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne