Shqiperia

Berisha i përgjigjet Ramës: E vërteta se kush e nxiti Patozin të krijojë parti të re

Gjatë fjalës së tij në foltoren e parlamentit, kryeministri Edi Rama do e quante Astrit Patozin si “birin e dytë politik të Sali Berishës”. Rama tha se nuk e kishte nxitur ai krijimin e Bindjes Demokratike, por vetë Sali Berisha.

Ky i fundit i ka kthyer menjëherë përgjigje. Gjatë një interviste për emisionin “360 Gradë”, Berisha ironizoi duke thënë: “Berisha urdhëroi anëtarët e KQZ ta regjistrojnë atë parti në kundërshtim me ligjin?!” Për Berishën kjo ishte “përqeshja më e madhe që Rama i ka bërë Astrit Patozit”.

“Saliu ja urdhëroi atij anëtarët e KQZ për ta regjistruar në kundërshtim me ligjin. Ai nuk e di çfarë flet. Ti Zheji e njeh më mirë se unë. Nuk mund t’ja marrësh për bazë fjalët një njeriu që në çdo fjalë nxjerr dy gënjeshtra. Përveç kësaj është i njohur si përdorues droge” – tha Berisha.

OPINIONE