Bin Selman njofton Iranin: Arabia Saudite ka qëllime diplomatike ndaj Rusisë

Zv/princi i kurorës i Arabisë Saudite ka thënë se vendi i tij ka qëllime diplomatike në raport me Rusinë dhe ai qëllim është bindja e Moskës për të zëvendësuar Teheranin me Riadin.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Mohamed bin Selman, zv/princi i kurorës dhe ministër i mbrojtjes i Arabisë Saudite ka paraqitur sqarimet e tij mbi qëllimin e vendit të tij në diplomacinë përballë Rusisë. Bin Selman në një intervistë me gazetën amerikane Uashington Post që u publikua të premten, ka njoftuar se qëllimi kryesor i Arabisë Saudite është ai që Rusia të bindet për zëvendësimin e Teheranit me Riadin. Ai ka shtuar se Arabia Saudite është një partner më i mirë se Teherani në rajon.

Zv/princi i kurorës i Arabisë Saudite ka deklaruar se me qëllim bindjen e Rusisë për këtë çështje, politikat e fundit naftore i ka kordinuar me Moskën dhe sipas tij ky është transaksioni më i mirë për Rusinë në epokën e sotme.

Djali i mbretit saudit është shprehur ‘shumë optimist’ gjithashtu për raportet e vendit të tij me presidentin amerikan Donald Trump, sepse ish presidenti amerikan Barak Obama nuk kishte ‘shumë besim’ tek sauditët./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne