Boll na mashtruat: Minatorët protestojnë përpara parlamentit

Dhjetra minatorë kanë protestuar para parlamentit, teksa ky I fundit po zhvillonte seancën plenare.

Ata kanë bërë thirrje që politikanët të mos i mashtrojnë më me premtime boshe, por të punojnë për të plotësuar kërkesat e tyre.

Po ashtu, minatorët kanë hedhur akuza edhe ndaj sindikatave të minatorëve, duke thënë se ato janë të shitura.

“Ka 27 vite që na mashtrojnë si njëra parti dhe tjetra. Kemi lënë kokën në miniera, jemi pa status. Nga 1 maji do ketë përshkallëzim protestash dhe grevash. Sindikatat janë të shitura , nuk përfaqësojnë interesat tona”, deklarojnë minatorët./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne