Burrëri shqiptare: shqiptari pështyn pederastët që po putheshin në publik

Tërbohet një shqiptar, teksa udhetonte ne tren nuk ka duruar dot një çift homoseksualësh. Ai tashmë do të qëndrojë në paraburgim deri më 25 korrik, shkruan “ekstrabladet.dk”, duke u bazuar në raportimet e “TV2 Lorry”.

Simon Schelde dhe i dashuri i tij ishin rrugës nga Kopenhageni në Jutland. Ata ishin ulur afër një shqiptari dhe kishin shkëmbyer puthje në faqe, përcjell albinfo.ch.

Kjo si duket ishte e tepërt për shqiptarin, i cili është ngritur dhe e ka pështyrë. Simon është ngritur për të pyetur se ku është problemi, derisa sipas deklaratës së tij ai e ka goditur në kokë.

Disa pasagjerë në tren, së bashku me punonjësit e kanë mbajtur shqiptar, derisa treni arriti në Høje Taastrup, aty ku e priste policia.

Prokurorja Tina Birg ka bërë të ditur se ai është arrestuar dhe do të mbahet deri më 25 korrik. Ai e mohon fajin. Ekziston frika se ai mund të largohet.

Shqiptari i cili ardhur për të vizituar një shok në Danimarkë tashmë do të akuzohet për fyerje. Por, paragrafi 81 i Kodit Kriminal e bën rrethanën më rënduese, sepse akti i krimit është bazuar në origjinën etnike, besimin dhe orientimin seksual.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne