Turqia do të mbështesë gjithmonë tartarët e Krimesë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua me liderin e turqve tartarë të Krimesë, Mustafa Abdylxhemil Kërëmollu (Mustafa Abdülcemil Kırımoğlu) dhe të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura.
Çavushollu zhvillon takime të ndryshme në Katar, ku ka shkuar për të marrë pjesë në Forumin e 18-të të Doha-s, që zhvillohet me temë “Diplomaci, dialog dhe diversitet”.
Ai u takua me liderin e turqve tartarë të Krimesë, Mustafa Abdylxhemil Kërëmollu pasi mori pjesë në seancën e çeljes së forumit me titull “Përcaktimi i politikës në botën me lidhje reciproke”.
Në takim u shqyrtuan zhvillimet e fundit në rajon, gjendja e turqve tartarë të Krimesë dhe Çavushollu theksoi se Turqia do të vazhdojë të jetë gjithmonë pranë tartarëve e Krimesë.
Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu u takua edhe me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura. Burimet përkatëse bëjnë të ditur se në takim u shqyrtuan zhvillimet në lidhje me Sirinë./ trt