Cilat janë tri qeveritë që mbështesin ndarjen e Kurdistanit nga Iraku?

Një gazetë libaneze ka përshkruar tre qeveri në rajon si mbështetës të referendumit mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku dhe impulsin e tyre për t’u përballur me Teheranin, Bagdadin dhe Ankaranë.

Erbili këmbëngul në mbajtjen e një referendumi për ndarjen e Kurdiodtsanit të Irakut nga qeveria qendrore e Bagdadit ndërsa e ardhmja e referendumit mbi ndarjen e këtij rajoni nga Iraku është ende e paqartë, njofton Agjencia Ndërkombëtare e lajmeve Fars. Ndërkohë, qeveria e kryeministrit irakian Heidar Ebadi gëzon mbështetje rajonale dhe ndërkombëtare në këtë drejtim. Gazeta libaneze Al Akhbar shkroi në një raport analitik duke analizuar këtë çështje, duke thënë se insistimi i Masud Barzani, kreu i rajonit të Kurdistanit për organizimin e referendumit pavarësisht presioneve të shumta, mundohet të bëjë një gjë të tillë ndërsa vetëm tre palë mbështesin këtë qasje, e ata janë regjimi sionist, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në vazhdim të kësaj analize thuhet: Në Irak, nënpresidenti Nuri Maliki thotë se nuk do të lejohet krijimi i një Izraeli të dytë në rajon. Interesat e përbashkëta të Erbilit dhe Tel Avivit në shumë fusha të ndryshme politike, ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë janë të mëdha. Sipas një burimi të mirinformuar të Irakut, nëse formohet “shteti kurd”, si Izraeli, atëherë ky do të jetë një regjim kanceroz. Pikëpamjet e disa palëve irakiane janë të bazuara në pikëpamjet e Iranit për këtë çështje dhe besojnë se formimi i një vendi të tillë është në fakt krijimi i një baze izraelito-amerikane përgjatë kufijve veri-perëndimorë të Iranit. Shqetësimi i Iranit dhe paralajmërimi i vazhdueshëm i tij për formimin e shtetit kurd interpretohet nga veprimi i Abu Mohamed Ali Mohandes, nënkryetar i Këshillit irakian të Hashd Sha’bi dhe udhëtimi i tij dy ditor në Kirkuk për të shqyrtuar referendumin me disa udhëheqës kurdë. Sipas një prej komandantëve të Hashd Sha’bi, veprimi i Mohandes tregoi se ai do të ishte në anën e Iranit kundër çdo veprimi separatist në Irak. Ky qëndrim është në përputhje me deklaratat e Keis Khazali, sekretarit të përgjithshëm të lëvizjes Asa’ib Ahl al-Hak dhe qëllimin e tij për të hyrë në Erbil në rast të referendumit. Shqetësimi i Iranit në lidhje me këtë veprim të Erbilit, e ka bërë Rijadin të ushqejë dhe intensifikojë këtë mosmarrëveshje mbi hendekun e investimeve dhe me mbështetjen e Barzanit pas një aleance arabe për planin e saj separatist. Rijadi paraqitet si mbrojtës i minoriteteve në rajon .

Sipas burimeve të mirë-informuara politike, mbështetja saudite për Barzanin bazohet në politikën e re të Rijadit ndaj Irakut bazuar në mbështetjen e armiqve të Iranit. Qëllimi i kësaj mbështetjeje është ndalimi Ndikimi i Iranit në Irak dhe pushtimi i Teheranit është një problem që do të vazhdojë për shumë vite. Por motivimi i Emirateve të Bashkuara Arabe, sponsori tjetër arab i Barazanit, kthehet në pozicionin e Turqisë, sipas një burimi irakian, i cili së fundi ka udhëtuar për në Abu Dhabi. Ky burim thotë: Mohammed bin Zajed shprehu pakënaqësinë e tij para mysafirëve të tij irakianë për politikën vëllazërore të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe tha se vendi i tij do të merret me këtë politikë në mënyra të ndryshme dhe do të përpiqet të sjellë Turqinë në dosjet që për Ankaranë janë të ndjeshme. Sipas burimit, rasti i referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit është një nga këto raste, deri në pikën ku kryeministri turk thotë se ky referendum është një çështje e sigurisë kombëtare për ne./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne