Disa besojnë se ata që jetojnë në Gjermani duhet të kenë vizituar të paktën një herë në jetë një kamp përqendrimi. Të tjerë konsiderojnë se një masë e tillë nuk i shërben qëllimit që synohet.

Por sa pedagogjike janë për studentët dhe refugjatët vizitat e detyrueshme në kampet e përqendrimit, si Auschwitz? Sipas Deutsche ëelle, debati u provokua nga një deklaratë e Zv/ Ministres së Sportit e Pushtetit Lokal të Berlinit. Znj Sempli, e cila ka origjinë palestineze, në një intervistë të fundit tha se do të ishte e dobishme që dikush që jeton në Gjermani të ketë vizituar të paktën një herë në jetë një kamp përqendrimi.

Shkak për deklaratat u bënë rastet e rritjes së antisemitizmit të regjistruara, jo vetëm në drejtim të refugjatëve, por edhe në shkollë, ku shumë të rinj janë detyruar t’i braktisin. Presidenti i Këshillit Qendror Hebraik në Gjermani, Josef Schuster, mbështet idenë se të gjithë nxënësit duhet të vizitojë një kamp përqendrimi, dhe kjo vlen për refugjatët të cilët vijnë në Gjermani. “Kushdo që ka jetuar ndjekien dhe persekutimin mund të kuptojë se në çfarë urrejtje të udhëheq”, tha ai.

Por pikëpamja e tij nuk mbështetet nga historiani Matthias Heil, i cili drejton departamentin pedagogjik të monumenteve të Brandenburgut. Ai ka përvojë të madhe me grupet e vizitorëve në kampet e përqendrimit. “Unë nganjëherë kam përshtypjen se refugjatët që vijnë këtu në grupe nuk kanë shumë nevojë për të mësuar në lidhje me krimet e shfarosjes masive nga nazistët,” thotë ai.

“Më shumë se kaq, ata kanë nevojë që të tregojnë për përvojat e tyre të tmerrshme. Pra ka një rrezik të vuajnë dëmtime të reja, sidomos ata që kanë jetuar përvojat e tmerrshme të luftës dhe persekutimit, e cila më bën të mendoj se nuk është mirë që të vijnë më parë në një vend të tillë”

Duke folur në Deutsche ëelle, ai iu referua kohës kur akoma ekzistonte Gjermania Lindore dhe kur të tilla vizita ishin të përfshirë në programin shkollor. “Duket si vizitat që kishim në kohët e mëparshme, kur ishin rritur rastet e ekstremit të djathtë në shkolla. Nuk mund të presësh që një vizitë dy dhe një orë e gjysmë në një kamp shfarosës mund të ndihmojë për një mrekulli pedagogjike kundër sjelljes antisemite. Përvoja jonë ka treguar se kjo nuk po funksionon”

49