Deklaroi se NATO kreu genocid ndaj Serbisë, Haradinaj shkarkon nga detyra zv/ministren serbe

Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga posti i Zëvendës Ministres së Drejtësisë, Vesna Mikiç.

Mikiç ka akuzuar pak ditë më parë NATO-n se përmes bombardimeve  bëri një genocid mbi popullin serb.

Deklarata nuk ka kaluar vetëm me reagime të ashpra nga opinion publik dhe media kosovare  por mesa duket ka reaguar dhe kryeministri Haradinaj duke e shkarkuar nga detyra.

Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, ka shtuar në Facebook kryeministri Haradinaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne