Detaje nga krimi në familje në Vlorë ku burri vrau me thikë gruan dhe plagosi rëndë veten

Rreth orës 12:20 një krim i rëndë në familje ndodhi në Vlorë. Siç bëjnë me dije burime të Lapsi.al, Theodor Lera qëlloi me thikë bashkëshorten e tij, Era Lera duke i marrë asaj jetën.

Burri më pas goditi edhe veten, duke u plagosur rëndë. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet krimi ka ndodhur shumë pranë Komisariatit të Policisë në Vlorë dhe se çifti ka 3 fëmijë adultë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne