Dikur punësonte 1000 persona, ish-uzina sot është kthyer në gërmadhë

Ish-uzina e përpunimit të naftës në Cërrik është kandandisur në gjendje të mjerueshme, pa çati, dyer dhe dritare, ndërsa muret janë drejt shembjes.

Dikur këtu ishin të punësuar rreth 1000 persona, ndërsa sot godina është kthyer në një gërmadhë.

Sipas kontratës, koncensionari Kurum International sh.a do të investonte në këtë rafineri gati 6.8 miliardë lekë dhe të fillonte punën e përpunimit të naftës brenda 18 muajve. Por 5 vite nga firmosja e kontratës asgjë nuk është bërë. Për banorët, uzina kufomë është kthyer në burim aksidentesh, shkruan Klan Plus.

Kjo uzinë ishte në funksion deri në vitin 1992. Që nga ajo kohë nuk prodhon më asgjë. Ndërsa banorët e zonës shpresojnë edhe e shohin atë si mundësi punësimi.

Burimi: Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne