Komuniteti Hebre i Kosovës i cili daton që nga inkuizicioni spanjoll, sot përbëhet vetëm nga 60 njerëz. Me ndihmën e organizatave hebrenje amerikane, në Prizren së shpejti do të hapet sinagoga e parë.

Në fillim të muajit dhjetor, rreth 40 qytetarë hebrenjë u mblodhën në një hotel katolik në Kosovë, për të ndezur qiriun e gjashtë të Hanukut.

Ceremonia e Hanukës u organizua nga Votem Demiri, udhëheqësi 72 vjeçar i bashkësisë hebraike, me ndihmën e Irfan Daullxhiu, një kardiolog i njohur musliman dhe Steven Aiello, themelues i organizatës arabo – izraelite të shoqërisë civile “Të bashkohemi për paqe”. Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve ishin hebrenj shqipfolës, myslimanë dhe studentë izraelitë.

Sinagoga e cila do të hapet së shpejti, do të hedh dritë edhe mbi historinë hebrenje të rajonit me Muzeun Historik Hebre. Në Shqipëri, ku sot jetojnë 2 milionë njerëz, 95 për qind e popullatës i përket besimit musliman.

Të rinjtë në rrugët e Prizrenit…

Ndjenjat e tij në lidhje me sinagogën dhe muzeun që do të hapen, udhëheqësi i bashkësisë hebraike, Votem Demiri i shprehi kështu: “Dua të kem një ndërtesë fetare që është e hapur për të gjithë, pa marrë parasysh besimin. Unë pres që edhe nxënësit të vijnë dhe t’a vizitojnë atë. Nëpërmjet objekteve dhe fotografive, ne do të shpjegojmë historinë e bashkësisë dhe kulturës hebraike. Sot, ne jemi të zënë me mbledhjen e objekteve historike që do t’i fusim në muze.”

Kjo ndërtesë e braktisur në Prizren do të restaurohet dhe së shpejti do të jetë sinagoga e parë dhe e vetme e Kosovës si dhe Muzeu Hebre.

Një nga figurat më të shquara të komunitetit musliman, Irfan Daullxhiu është gjithashtu në mesin e mbështetësve të qendrës kulturore hebraike.

Dr. Daullxhiu u shpreh kështu: “Unë mendoj se është një projekt shumë i mirë për qytetin tonë dhe gjithashtu për Kosovën, sepse hebrenjtë janë pjesë e historisë sonë të përbashkët. Për fat të keq, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, praktikisht e gjithë bashkësia hebraike u largua nga Kosova.”

Burimi : Şalom/ ML

35