Përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar 16 viktima deri tani. Situata është kritike në krahinën e Mandra-s dhe në Atikën jugorë. Dëmet materiale janë të shumta, dhe një raportim paraprak flet për shkatërrimin e 500 shtëpive, 300 makinave, dhe 200 dyqaneve në vend. Numri i emergjencave civile është rritur për të përballuar fluksin e madh të qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë.

Nga reshjet e mëdha të shiut, shumë shtëpi janë përmbytur, ndërsa dhjetëra makina janë bllokuar në rrugët përreth. Shërbimi zjarrfikës u është përgjigjur më shumë se 360 thirrjeve për ndihmë nga shtëpi dhe dyqane të përmbytura.

Probleme ne qarkullimin e automjeteve ka pasur në rrugën nacionale Athinë-Korinth. Organet vendore kanë urdhëruar të mos hapen shkollat në gjithë zonën perëndimore të prefekturës së Athinës.

Prej ditës së djeshme, gjithashtu ishulli i Simit në Egjeun juglindor, ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme pasi reshjet e shiut kane shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme kolosale.

Dhjetëra makina kanë përfunduar në det nga ujërat e rrëmbyera, janë përmbytur shtëpi e dyqane, është ndërprere furnizimin me energji elektrike dhe ujë. Në ndihmë të banorëve kanë shkuar forcat e ushtrisë dhe repartet e zjarrfikëseve.

Shumë qytetarë rrezikojnë të mbeten të pastrehë, dhe dëmet që mund t’i shkaktojë buxhetit të shtetit janë të mëdha, sidomos në një kohë krize që po kalon Greqia. Edhe varkat apo anijet lundruese kanë pësuar dëme, ku 50 prej tyre kanë dalë jashtë funksionit. Më poshtë janë të paraqitura video dhe foto nga situata aktuale.

23