Edi Rama mburret se rriti rrogat, por infermierja e nxjerr bllof në facebook

Kryeministri i vendit e ka kthyer në traditë tashmë përshëndetjen: “Mirmëngjes” në facebook. Sot kishte zgjedhur foton e një inferiereje të përkushtuar për të treguar se ka rritur pagat e tyre. Por, njerëzit tregohen kritik ndaj tij dhe në shumë raste i tregojnë se shifrat e tij janë mashtrime.

Spikat komenti i një inferimiereje nga Shkodra që ia thotë copë Kryeministrit se i është rritur rroga vetëm me 15 mijë lekë (të vjetra).

“Lum si zonja ( në foto) që paska marrë shtesë se këtu në spitalin rajonal Shkodër punoj në Reanimacionin e Pediatrisë (mbulojmë dhe Malësinë e Madhe e Pukën), vetë ti ke ardhur për inaugurim…por rroga është shtuar vetëm me 15 mijë lekë të vjetra. Pabarazi e padrejtësi e madhe”, shkruan infermierja në facebook e Ramës.

Më tej Kryeministri përgjigjet: “Kristi, shtesa është e njëjtë kudo dhe patjeter ka shume ende për të bëre nuk diskutohet, po ktheje pak koken mbrapa 3 vjet e gjysem me pare dhe e kupton kollaj sa shume eshte bere”.

Më tej shihen komentet e shumta për mungesën e shërbimin në spitale dhe korrupsionin. Gjithashtu nuk mungojnë as batutat e Ramës me ndjekësit e tij online. Tashmë, në prag fushate, Rama i kushton më shumë rëndësi edhe komunikimit në facebook.

Njëri prej tyre i shkruan: Mirmëngjes kokosh! Ndërsa Rama i përgjigjet: Mirmëngjes pulë, mirë çele sot?

rama fcb 1

rama fcb

rama komentekomente 2rama shaka

/Opinion.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne