Asambleja Kombëtare e Turqisë miratoi të mërkurën një projekt-ligj që lejon vendosjen e trupave në një bazë ushtarake turke në Katar.

Ligji përfshin vendosjen e trupave turke në Katar dhe miratimin e një marrëveshje midis dy vendeve për  bashkëpunim ushtarak.

Miratimi parlamentar vjen pasi Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shprehu mosmiratimin e sanksioneve të vendosura nga 4 vende arabe ndaj Katarit.

“Unë shpresoj se të gjitha sanksionet kundër Katarit të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Erdogan.

Projekt-ligji u miratoi me 240 vota.

Ky veprim i ri duket se është ndërmarrë për të mbështetur Katarin, ndërkohë që përballet me izolimin diplomatik dhe tregtar nga disa nga fuqitë më të mëdh të Lindjes së Mesme.

Të hënën, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti, Jemeni, Libia dhe Maldivet prerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke pretenduar se ai “mbështeste terrorizmin.

Image

Lexo edhe:

161