Erdoğan: Mirëpresim pranimin me shumicë dërrmuese të vendimit për Jeruzalemin në OKB

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me miratimin me 128 vota pro dhe 9 kundër të projektrezolutës së Kudsit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) ka bërë vlerësimin se “E mirëpresim miratimin me shumicë dërrmuese të projektrezolutës së Kudsit e cila u paraqit në AP-OKB” transmeton Anadolu Agency.

Presidenti Erdoğan ka bërë postime në llogarinë e tijë Twiter në lidhje me miratimin e projektrezolutës së Kudsit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Duke shprehur se “E mirëpresim miratimin me shumicë dërrmuese të projektrezolutës së Kudsit e cila u paraqit në AP-OKB” Erdoğan ka theksuar ndër të tjera se “Presim që qeveria e Trump të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur nga ky vendim fatkeq, për të cilin joligjshmëria e tijë është paraqitur në mënyrën më të dukshme nga AP-OKB-ja. Në emrin tim dhe ppopullit tim shpreh falenderimet për të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje për kauzën e Palestinës dhe Kudsit”.

Ndërkohë që presidenti Erdoğan, porstimet e tijë i ka kryer edhe në gjuhën angelze dhe arabe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne