Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, iu drejtua të mërkurën me një fjalim popullit të tubuar përpara Bashkisë së Novi-Pazarit në Serbi, ku po qëndron për një vizitë zyrtare.

Mijëra njerëz, që u dyndën në Novi-Pazar nga zona të ndryshme të Serbisë për të parë Presidentin Erdogan, mbushën plotpërplot rrugën e qytetit.

Kjo vizitë e kreu të shtetit turk në Novi-Pazar, e dyta pas 7 vitesh, krijoi një atmosferë festive në këtë qytet me shumicë boshnjake.

Ndërkohë që në të katër anët e qytetit ishin vendosur flamuj turq dhe pankarta me mbishkrimet “Turqia” e “Mirë se keni ardhur në Novi-Pazar”, banorët dolën nëpër dritare dhe çatitë e ndërtesave të larta për të parë Presidentin Erdogan.

Turma e njerëzve, që mbushën hapësirën përreth podiumit të ngritur në sheshin e qytetit, valëviti flamujt e Turqisë, Serbisë dhe Sanxhakut.

Lideri turk, i shoqëruar në Novi-Pazar edhe nga homologu serb, Aleksandar Vuçiç, iu drejtua me një fjalim entuziast të pranishmëve në sheshin përpara bashkisë së qytetit, që ishin tubuar enkas për të.

Gjatë këtij fjalimi, Erdogan dha mesazhe uniteti e solidariteti, ndërsa theksoi se organizatën terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) do ta çrrënjosin edhe nga Ballkani, sikurse në Turqi./ trt

47