Erdogan: Po planifikojnë gjakderdhje, myslimanët të jenë gati

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se për botën islame po bëhen përpjekje për ta riprojektuar atë përmes grindjes vëllazërore.

“Për botën islame po bëhen përpjekje për ta riprojektuar përmes grindjes vëllazërore, gjakderdhjes dhe lotëve, ashtu si një shekull më parë. Duke thelluar linjat e gabimeve etnike dhe sektare dëshirojnë të copëtojnë në kafshata muslimanët. Nga kjo pikëpamje kategorikisht nuk janë rastësi ngjarjet e ndodhura në Siri, Irak, Jemen, Libi, Arakan dhe Kuds. Këto kriza janë shkaktuar plotësisht me dijeni dhe duke u planifikuar. Gjithashtu edhe rrugët e zgjidhjes bllokohen me qëllim. Qëllimi është që muslimanët të harxhojnë energjitë e tyre dhe burimet në konflikte”, ka theksuar Erdoğan, gjatë një fjalimi të mbajtur në ceremoninë e çmimeve për kërkimet në Hadith dhe Sira, të organizuar nga shoqata Meridyen në Qendrën e Kongreseve Haliç në Stamboll.

Presidenti i Turqisë, duke theksuar se nëse muslimanët që kanë një lidhje të fortë me sunnetin, në të njëjtën mënyrë do të kenë lidhje të fortë me fenë e tyre, tha se: “Kushdo që përpiqet, dhe çdo përpjekje për të injoruar, apo të mos marrë në konsideratë këtë lidhje në pikëpamjen tonë kjo është jo islame. Nëse sunneti i profetit tonë vihet në objektiv nuk ka asnjë ndryshim nga të vënit në objektiv Kur-anin. Kufizimi i sunnetit, udhës së pejgamberit me një lexim historie vetëm në kufijtë e një periudhe është një kurth i pisët që synon të nxjerrë profetin tonë nga jeta e muslimanëve”.

Pasi është shprehur se “Ata që shpëtojnë teksa muslimanët merren me njëri-tjetrin janë organizatat terroriste dhe vendet që aplikojnë terrorin shtetëror ashtu si Izraeli”, presidenti Erdoğan ka theksuar se:

“Duhet të dimë se për sa kohë feja islame me mesazhet e saj që kanë tejkaluar epoka do të vazhdojë të jetë shpresë, një shërim për të gjitha problemet e njerëzve ajo do të vazhdojë që qëndrojë në objektivin e disa qarqeve të caktuara. Duhet të jemi të zgjuar kundër këtyre sulmeve që synojnë rrënimin e muslimanëve nga brenda tyre dhe gjithashtu është detyra jonë e përbashkët që të bëjmë përgatitjet e nevojshme”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne