Një prej kullotësve më të mëdhenj në gazhdin e arkës së BFI-së dhe më i pamëshirshmi pa dyshim që është edhe manipulatori që mundohet ta imitojë Krishtin duke mbajtur mbi supe peshë kryqi të “Mjeshtrit të Madh”, njëfarë Ferdinand Samarxhi, loza e të cilit, sipas dokumenteve të CIA-s, ka qenë partner seksual i Enver Hoxhës.

Jo njëherë është shkruar se ky farë ortodoksi i regjur, i “konvertuar” formalisht në islam sa për të zhvatur ku të gjejë donacione nga bota dhe nga institucionet islame, me vullnet të plotë ka lejuar që të keqpërdoret duke u futur si sekser për ç’punë gjithësesi që e merr atë njëzet për qindëshin. Ky farë mediokri i pashpirt ka “ndërmjetësuar” si sekser te miqtë e vet për t’ia sjellë këtu mulla Sulës dekoratën e Donald Trampi, kudo qoftë ajo, makar edhe në Jerusalem!

Së fundmi, Ferdinand Samarxhi mundohet të na dalë edhe njëfarë “biografi” kompilator i Sulejman Rexhepit.

Se sa i prishur është ky farë “mjeshtri” i sekserizmit, flet edhe emisioni i ABC News i para gati një viti, kur Ferdinand Samarxhiu harron se është para kamerave dhe shpalon karakterin dhe identitetin e tij të vërtetë, sado që, një vit më vonë, mundohet që të fshihet nën xhyben dhe fund-pantollanat e Sulejman Rexhepit.

Në një bisedë televizive në ABC News duke folur mbi shpalljen si kardinal të priftit Ernest Troshani nga Papa, pseudogazetari Ferdinand Samarxhi do të bëjë disa deklarata ekstremiste kristiane. Samarxhiu i cili që prej vitit 1990 ka përfituar qindra mijëra dollarë nga organizata islamike, në këtë emision shprehu një islamofobi të paparë. Ndërsa kardinalizimin e Troshanit e tregonte si një heroizëm kombëtar, ai sulmoi fenë islame. Ai deklaroi se shqiptarët janë popull i krishterë pasi islami erdhi në Shqipëri nga hordhitë osmane, duke përsëritur kështu teori fashiste kristiane të cilat kërkojnë rikonvertim të shqiptarëve në të krishterë. Jo rastësisht edhe, ky farë sekseri, këmbëngul te Ilir Meta që ta dekorojë Sulejman Rexhepin me titullin “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut”, edhe pse në “vitrinën e dekoratave” presidenciale ekzistojnë dhjetra dekorata të tjera që do t’i bënin shumë më tepër nder një kleriku islamik. Mbase Ferdinand Samarxhiu ka menduar se tashmë e ka bindur Sulejman Rexhepin që të konvertohet në krishterizëm dhe të kalurojë si Skenderbe drejt kësaj feje!

Megjithatë, gazetari i ABC News, do të reagojë ashpër, duke ia mbylli gojën Samarxhiut dhe duke ia kujtuar atij tolerancën fetare dhe ekzistencën e tre feve në Shqipëri. Samarxhiu heshti dhe u detyrua të ndërrojë temë.

http://gazetaimpakt.com/gazetari-i-abc-neës-i-mbyll-gojen-ferdinand-samarxhi/

58