Flet avokati i njohur: Ja pse metastazat e Soros në shoqërinë civile po dalin kundër reformës që e gatuan vetë

nga avokati Altin Goxhaj.

Këtë javë, metastazat e Soros në «shoqëri civile»: Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Studimeve Politike të Afrim Krasniqit, Qendra per Studimin e Demokracise dhe Qeverisjes bashkë me Fondacionin Soros, të ushqyera me miliona euro, autorë dhe bashkëautorë të propagandës që solli Reformën Soros në Drejtësi, pas një pune 4 vjeçare në këtë drejtim sot gjoja po reagonin kundër dështimit të Reformës në Drejtësi me deklarata dhe një sondazh të sajuar me urgjencë brenda ditës (pa pikën e garancisë se është sondazh i vërtetë apo i sajuar në zyrat e Soros) po kërkojnë të lajnë duart si Ponc Pilati nga krimi i madh i vrasjes së demokracisë dhe shtetit ligjor duke i kthyer gjykatat në pisqolla të Diktaturës dhe gjykatësit në nëpunës civil të Qeverisë!

Kjo ndodh për 3 shkaqe :

SHBA e kuptuan se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe vetë Drejtori i Zërit të Amerikës Z. Elez Biberaj zyrtarisht e sulmoi drejtësinë dhe reformën si një instrument në duart e diktatorit dhe njeriut më të korruptuar në historinë e Shqipërisë !
Në Tiranë po vijnë me shpejtësi zyrtarët më të lartë amerikanë të administratës Trump të cilët po kuptojnë se çfarë është bërë në emër të SHBA nga Mafia Soros !
Soros e ka kuptuar që imazhi i tij në Shqipëri është më i diskredituar se në çdo vend të botës dhe neveria dhe urrejtja për të nuk krahasohet me asnjë rast tjetër në botë !

Por Soros nuk mund të fshihet as duke fshirë faqet e veta dhe as atë të Reformës në Drejtësi!

Sorosit po i vjen fundi bashkë me metastazat e tij që po vrasin Shqipërinë!

Ashtu siç e përcaktoi Drejtori i Zërit të Amerikës 3 ditë më parë: “Politikanët e sotëm nuk mund te shikohen më si udhërrëfyes – atyre iu janë shtërruar idete. Ata nuk kanë çfarë të ofrojnë më shumë dhe nuk mund të shërbejnë si katalizatorë për ndryshime thelbësore. Le të shpresojmë që tre dekada pas përmbysjes së komunizmit, shoqëria shqiptare është në gjendje të prodhojë pishtarë të rinjë që do të zotërojnë aftësitë drejtuese që kërkon e ardhmja e kombit tone.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne