Në vitin 2016, kur FIFA dhe UEFA ishin në krizë lidershipi për shkak të akuzave për korrupsion, disa nga klubet më të mëdha evropiane filluan ta planifikojnë organizimin e një lige të re, Super League, duke e krijuar kështu mundësinë për të mos garuar më në liga vendore, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Këtë muaj, klubet më të suksesshme të Evropës kishin planifikuar të mblidhen dhe ta fillojnë organizmin e kësaj ligë. Themeluesit e Super League konsiderohen: Real Madridi, Barcelona, Manchester United, Bayern Munich, Juventus, Chelsea, Arsenal, Paris Saint-Germain, Manchester City, Liverpool dhe Milan.

Në anën tjetër, si mysafir fillestar të kësaj lige konsiderohen: Atletico Madridi, Borussia Dortmundi, Marseille, Inter dhe Roma. Kësaj liste, themeluesit planifikojnë t’ia shtonin edhe dy klube të tjera, njëra nga Portugalia, Rusia, Holanda ose Turqia.

Në këtë ligë, themeluesit i referohen vetes si “Partitë”, ndërsa individualisht secila prej tyre do të njihej me nofkën “Partia”. Ndërsa, klubet e tjera do të referohen me emrin mysafir.

Liga planifikohet të zgjatë 34 javë, me ndeshje të martën, të mërkurën edhe të shtunën. Në fund të çdo sezoni, të gjitha klubet do të shkonin në play-offs për t’u shpallur kampioni në këtë mënyrë.

Ky dokument, i publikuar nga gazeta gjermane Der Spiegel, thuhet se i ishte dërguar Real Madridit vetëm para disa ditëve, dhe klubet e mëdha evropiane planifikonin të takohen së shpejti për ta nënshkruar këtë dokument për themelimin e Super League, e cila do të fillonte në sezonin 2021.

8