Forumi i IV-të ndërkombëtar i gazetarëve pjesëmarrës në Grupin e Vizionit Strategjik “Rusia – Bota Islame”

Më 23-24 prill në Jaltë të Rusisë, në gadishullin e Krimesë, u zhvillua Forumi i IV-të ndërkombëtar i gazëtarëve pjesëmarrës në Grupin e Vizionit Strategjik “Rusia – Bota Islame” (Group of Strategic Vision “Russia – Islamic world”). Shqipëria u përfaqësua në këtë event nga dy delegatë: gazetari i televizionit Vizion Plus Thimi Samarxhiu dhe publicisti, historiani dhe botuesi Olsi Yazeji. Përveç Shqipërisë, ishin ftuar edhe përfaqësues nga Egjipti, Bangladeshi, Iraku, Irani, Kazakistani, Kuvajti, Algjeria, Arabia Saudite, Sudani, Siria, Libani, Turqia, Uzbekistani, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Maroku. Gjithsej mbi 60 gazetarë.

Edicioni i IV-të i Forumit u fokusua tek partneriteti i qytetërimeve, tek thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve tradicionale miqësore ndërmjet Rusisë dhe komunitetit mysliman në botë. Pjesëmarrës të konferencës theksuan se tani që po shohim zhvillime shumë shqetësuese në rajonin e Lindjes së Mesme, si edhe në arenën ndërkombëtare në tërësi, është vetëm Rusia ajo që propozon një axhendë pozitive, duke bërë thirrje për partneritet dhe dialog të hapur si instrument kryesor për zgjidhjen e krizave.

Stafi i Ambasadës Ruse ne Tirane përgëzon gazetarët shqiptarë për kontributin e çmuar në realizimin e Forumit! Shpresojmë se u kënaqët në Krime, ku mund të njiheshit vetë me situatën reale që po zhvillohet atje pas ribashkimit të këtij rajoni me Federatën Ruse në vitin 2014. – shkruan ambasada ruse ne FB.