Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar me thikë në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytezën e Scandiano në Itali. I riu i sulmuar është Aldi Shpijati i cili njihet si futbollist i skuadrës së Scandiano në zonën e Reggio Emilia. Ai u qëllua nga dy persona me thikë në një parkim në orën 4.20 të mëngjesit të së dielës.

Nga plagët e marra Shpijati ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital. Mediat italiane shkruajnë se të afërmit, por edhe shokët e skuadrës janë tronditur nga ngjarja. Ai njihej si një djalosh i qetë dhe pa probleme. Për ngjarjen u ndaluan dy të rinj italianë, 30 dhe 36 vjeç të akuzuar për tentativë vrasje, por për shkak të mungesës së provave dhe skadencës së kohës së ndalimit ata u lanë të lirë.

 

Janë të shumtë ata që ngrenë pyetjen se çfarë e lidhte shqiptarin me këta italianë më të mëdhenj në moshë. Në spital janë duke qëndruar të afërmit, por edhe shokë të skuadrës. Policia thotë se po heton për motivet e ngjarjes. Shpresat janë që 21 – vjeçari të dalë nga koma për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

36