Franca deporton klerikun salafi

Marsejë: Franca deportoi një predikues mysliman me ndikim, xhamia e të cilit në qytetin jugor të Marsejës u mbyll vitin e kaluar bazuar në akuza mbi nxitjen e urrejtjes. Dëbimi i Al Hadi Doudit, i lindur në Algjeri, për në vendin e tij të lindjes, u bë pasi apelimi i çeshtjes së tij u kundërshtua në fillim të kësaj jave nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

63 vjeçari Doudi kishte qenë prej kohësh nën vezhgimin e policisë së Marsejës, e cila e konsideronte atë një interpretues salafist të mësimeve të Islamit, një degë sunite që ndjek një mënyrë jetese strikte konservatore. Ndërkohë që shumica e salafistëve e dënojnë dhunën, disa ndjekës preferojnë përdorimin e forcës për të promovuar mendimet e tyre. Disa prej anëtarëve të xhamisë së Doudit, njërës nga më të mëdhajat në Marsejë, dyshohen se kanë shkuar për të luftuar si xhihadistë në Irak dhe Siri gjatë viteve të fundit.

Ministria e brendshme vendosi që ta deportonte Doudin bazuar në një analizë të 25 predikimeve të marra nga shërbimet e inteligjencës duke filluar nga janari 2013. Zyrtarët thanë se predikimet e tij përfshinin “thirrje për goditje dhe shkatërrimin e të pafeve”, i përshkruanin hebrenjtë si “të papastër” dhe si vëllezërit e majmunëve dhe derrave”.

Ai akuzohej gjithashtu për nxitjen e ndjekësve të tij për të brohoritur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) në vende publike në mënyrë që të “frikësonin jobesimtarët”./AFP/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne