Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon zyrtarisht kundërshtarin për miqësoren e nëntorit për ekipin kombëtar.

Kështu, skuadra përfaqësuese e futbollit do të luajë ndeshjen miqësore me ekipin kombëtar të Turqisë në Antalia, në datën 13 nëntor.

Duke iu përmbajtur edhe kërkesave të trajnerit Christian Panucci për të patur vetëm një ndeshje miqësore në këtë periudhë, u arrit edhe marrëveshja përkatëse. Tashmë mes dy federatave është gjetur akordi përfundimtar dhe zyrtarisht FSHF konfirmon zhvillimin e miqësores me skuadrën përfaqësuesen të Turqisë.

Trajneri Christian Panucci do të grumbullojë disa ditë përpara skuadrën për përgatitjen e kësaj ndeshjeje miqësore, e cila do të jetë e vetmja për muajin nëntor. Shqipëria kthehet të luajë përsëri pas disa vitesh një miqësore me kombëtaren e Turqisë.

Ballafaqimet zyrtare me Turqinë i përkasin vitit 2005, në eleminatoret për Kampionatin Botëror.

Në ballafaqimet mes dy skuadrave, Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur 9 herë së bashku, me bilancin 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje./ trt

61