Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) njoftoi se gjatë vitit të fundit, 130 mijë fëmijë në Jemen janë trajtuar për shkak të kequshqyerjes.
Në deklaratën e bërë në llogarinë zyrtare në Twitter nga zyra e UNICEF-it në Jemen, u raportua se 130.000 fëmijë të cilët vuajnë nga kequshqyerja janë trajtuar me mbështetjen e UNICEF-it dhe Bankës Botërore.
UNICEF kishte raportuar se rreth 1.8 milion fëmijë në Jemen vuajnë nga kequshqyerja dhe se 400.000 fëmijë nën moshën 5 vjeç janë duke përjetuar kequshqyerje të rëndë.
Lufta civile që filloi në vitin 2014 në Jemen dhe pastaj konfliktet që vazhduan me operacionet e forcave të koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite në muajin mars të vitit 2015, kanë shkaktuar rrënimin e sistemit shëndetësor të vendit.
Burimi : Sputnik News/ ML