Pretendohet se kleriku ka poseduar rreth 2800 fotografi dhe video të pornografisë së fëmijëve, ndërsa mund të përballet me një dënim me burg deri në 15 vite

BERLIN (AA) – Kleriku budist nga qyteti gjerman i Augsburgut ka pranuar abuzimin shumë vjeçar të fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, kleriku emri i të cilit nuk u zbulua më shumë se dhjetë vite ka abuzuar me fëmijët e moshës nga 4 deri në 13 vjeç.

Thuhet se ka poseduar rreth 2800 fotografi dhe video të pornografisë së fëmijëve, ndërsa mund të përballet me një dënim me burg deri në 15 vite.

Prokuroria gjithashtu ka konstatuar se ai ka abuzuar edhe me dy fëmijët e gruas, burri i së cilës kishte vdekur, dhe me të cilën kleriku kishte marrëdhënie të ngushta.

Ai është arrestuar që nga viti i kaluar, dhe theksohet se ka përdhunuar një refugjate e cila ishte vendosur në kishë.

14