Asambleja Parlamentare në Strasburg ka votuar sot për gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pas tre refuzimeve.

Ky fakt është bërë i ditur nga deputeti i PS-së Ervin Bushati. Mësohet se nga tre kandidaturat që kishte përzgjedhur Shqipëria, u zgjodh Darian Pavli, i cili garoi përballë Marjana Seminit dhe Sokol Berberit. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Bushati theksoi se procedurat e përzgjedhjes ishin transparente, ndërsa shtoi se ‘Shqipëria do të vazhdoje angazhimin e saj ne Keshillin e Europes duke promovuar te drejtat e njeriut ne mbarë kontinentin tonë e më gjerë’.

MESAZHI I BUSHATIT
GJYKATA E STRASBURGUT: NJË PËRFAQËSUES TË RI NGA SHQIPËRIA.
Asambleja Parlamentare ne Strasbourg votoi sot per gjyqtarin e Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut.
Shqiperia kishte paraqitur tre kandidate te cilet u perzgjodhen nga nje proces i brendshem i hapur dhe trasparent.

43547000 1104970823002936 6856340810418356224 N

Asambleja vleresoi procesin dhe votoi per gjykatesin e ri te Shqiperise ne GJEDNJ.
I urojme suksese Z. Darian Pavli i cili do kontriboje gjate viteve te ardhshme ne punen e gjykates dhe ne permiresimin e te drejtave te njeriut ne Evrope.
Shqipëria do të vazhdoje angazhimin e saj ne Keshillin e Europes duke promovuar te drejtat e njeriut ne mbarë kontinentin tonë e më gjerë.

Kush ishin tre kandidatët?
Darian Pavli – jurist me 15 vjet përvojë në disenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.

Marjana Semini – juriste me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës; mbajtëse e titullit “Profesor i asociuar”, profesore e brendshme në Shkollën e Magjistraturës për 20 vjet dhe drejtore e saj (2009-2013), eksperte e lartë e Komisionit të Reformës Ligjore, si dhe e organizatave të huaja (USAID, BB, UNESCO, BERZH etj.), specializime për të drejtat e njeriut, autore dhe bashkautore e disa botimeve.

Sokol Berberi – jurist me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës, anëtar i Gjykatës Kushtetuese (prill 2007 – shtator 2016), mbajtës i titullit “Doktor”, profesor në disa disiplina të së drejtës, kontribuues në përafrimin e legjislacionit shqiptar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut etj.

Burimi: BalkanWeb

19