Gorbaçov thirrje Putinit dhe Trumpit për konsensus

Ish-presidenti dhe udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, duke theksuar se liderët amerikanë dhe rusë (Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin) duhet të gjejnë konsensus “pa qenë vonë”, është shprehur se “rekomandimi im për dy liderët është që mos të bëjnë panik dhe të mos frikësojnë njëri-tjetrin.”

Gorbaçov, për Anadolu Agency (AA), ka folur në lidhje me tensionet diplomatike mes SHBA-ve dhe Rusisë të cilat në kohët e fundit kanë kaluar sërish në rritje. “Në periudhën kur erdha në detyrë marrëdhëniet mes dy vendeve ishin vetëm akuza dhe polemika reciproke”, është shprehur Gorbaçov, duke shpjeguar se për afërsisht 40 vite para se të ” thyente murin e Luftës së Ftohtë” ka qenë i ekspozuar ndaj debatit jo-diplomatik.

Duke tërhequr vëmendjen se në diplomaci ka një rëndësi të madhe mos refuzimi i hapave kundrejt rregullimit të marrëdhënieve dhe durimit, Gorbaçov, tha se “Për shembull, ish-presidenti amerikan Ronald Reagan, në fillim më vështronte me superioritet nga sipër. Por atij i shpreha se ai nuk ishte mësuesi im. Kjo ishte një shprehje e vendosur dhe që nuk do të forconte palën përballë.”

Ndër të tjera pasi ka shpjeguar se në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve ishin jashtëzakonisht të këqija, ku lideri i njërës prej palëve nuk ka luksin për të mos hedhur hapa, Gorbaçov, ka shtuar se “Deri në këtë periudhë armatosja nukleare kishte arritur përmasa ekstreme. Për shkak të situatës shkatërruese në politikë kishim arritur në prag të një lufte nukleare. Një luftë e tillë do të shkatërronte çdo gjë mbi tokë. Por për fat të mirë liderët e dy vendeve arritën të ndërgjegjësoheshin për rrezikun e madh që nisi të formohej me armatosjen nukleare.”

Më tej ai ka shpjeguar se për shkak të kërcënimit nuklearë në rritje palët nisën të dëgjonin më shumë njëra-tjetrën, dhe se në sajë të hapave të ndërsjellë gjetën zgjidhje për krizën pavarësisht se ishte vonë.

Pasi ka theksuar se edhe në situatën më të vështirë politike duhet të realizohen vazhdimisht takimet e ndërsjella dhe duhet të kërkohen dyer të hapura për dialog, Gorbaçov, është shprehur “Liderët amerikanë dhe rusë duhet të drejtohen drejt rrugës së konsensusit pa qenë vonë. Rekomandimi im për dy liderët është që mos të bëjnë panik dhe të mos frikësojnë njëri-tjetrin”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne