Greqia liron dhe merr në mbrojtje tetë ‘puçistët’, Turqia shpall gatishmëri luftarake

Tensionohet klima në marrëdhëniet Turqi-Greqi pas vendimit për lirimin dhe mbrojtjen e 8 oficereve turq që morën pjesë në puçin kundër qeverisë Erdogan. Me kërcënime të shumta për Egjeun dhe deklarata të vazhdueshme, Turqia ka shpallur gatishmëri luftarake provokuese ndaj Greqisë.

Erdogan ka konsideruar Greqinë “vend i falimentuar, i humbur” në një fjalim gjatë fushatës zgjedhore. Ushtria turke ka shpallur 24-orë gatishmëri ushtarake me kontroll ajror e detar te Egjeut kundër provokimeve greke.

Ndërsa ministria e Jashtme anuloi marrëveshjen me Greqinë të vitit 2001 për kthimin e emigranteve-refugjateve duke mbajtur ne fuqi vetëm atë të 2016 me BE-në.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne